VIDEO/ Radari në autostradë kap ‘pilotin’ me 118 km/orë. Polici: Të heq patentën. Shoferi: Me ça do iki unë?
Drejtimi i mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara, i ka kushtuar heqjen e patentës një shoferi shqiptar. I riu ishte duke udhëtuar me shpejtësi 118 km/orë në autostradë, gjë që sipas policëve të Rrugores, të cilët e kanë ndaluar, është kapur edhe nga radarët.
Shkak për tërheqjen e patentës së shoferit, është bërë edhe një parakalim i gabuar i tij, si dhe veshja e xhamave të mjetit.
Polici: Përshëndetje, si je? Si kalove?
Polici: Arsyeja e ndalimit, keni kryer një parakalim të gabuar nga korsia e djathtë, dhe të ka kapur radari me 118 km/orë.
Polici: Mund të shoh pak dokumentet, të lutëm?
Polici: Zotëri do dalin në Komision, do të tërhiqet Leja e Drejtimit për tejkalim të normave të shpejtësisë, konstatuar nga radari. Ke dhe xhamat e zinj, të veshur me qese dhe gjobën për parakalimin e gabuar në korsi të djathtë.
Qytetari: Me sa më ka kapur, me 118 km/orë?
Polici: Po.
Polici: Urdhëro … Nëse ke ndonjë pretendim për shkeljen, ke këto dy rreshtat për të deklaruar. Nëse s’ke, emër, mbiemër firmë. Ky është printimi i radarit.
Qytetari: Lejen e Drejtimit do e mbani ju?
Polici: Po, Patentën e mbajnë ne, e dorëzojmë te Komisariati, Lejen e Qarkullimit e merr ti.
Qytetari: Me çfarë do shkoj unë atje? A më lejohet të shkoj me këto letra?
Polici: Afati për të qarkulluar është vetëm sot. Nga destinacioni ku je këto, deri në momentin që do të arrish në destinacionin ku je nisur për të shkuar.
Qytetari: Vetëm sot. Për sa duhet të dalë, brenda 10 ditëve?
Polici: Mbas 5 ditëve do paraqitesh te Policia Rrugore. Mirupafshim.
Qytetari: Mirupafshim.
MASAT E POLICISE
Drejtoria e Policisë Rrugore, po vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë.
Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Masa këshilluese por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.
Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga këta:
2 drejtues mjeti në gjendje të dehur,
2 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.
Po në këtë kuadër janë pezulluar 39 Leje Drejtimi, nga të cilat:
6 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,
22 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara.
11 për semafor e shkelje të tjera.
Jane vendosur 119 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.
244 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.
Janë vendosur 34 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
49 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Si dhe 1.322 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1852433588376337/
KOHA JONË SONDAZH

