VIDEO/ “Rama do të na shtypë, po ne do të qëndrojmë deri në frymën e fundit!”

Protestuesi në Unazën e Re:

“Këtu kemi të bëjmë me një bandë shtet. Si dilka ai me një vKM anulloka ligjin! Si, qenka më i madh VKM-ja se ligji?! Unë s’mund ta kuptoj, s’mund ta kuptoj dhe qëndresën tonë ai e shuan kur të na marrë shpirtin!

Nuk ka më punë lekësh, ka punë sedre, sepse gjithandej i ka shtypur me lekë, me manipulim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç ka blerë votat, që ajo pjesë nuk më intereson fare se nuk jam për asnjë lloj karrigeje, kam punuar me mund e me djersë në biznesin tim, në biznesin familiar. Si unë janë të gjithë ata që shihni këtu, nuk janë ata që 8 apo 9…Nuk janë. Por edhe nëse i kanë, ma nxirrni me emër atë që ka 8 apo 9 shtëpia. Jemi të gjithë që mbajmë shtëpitë me paratë tona dhe paratë i kemi fituar në kurbet. Nuk kemi para duke vjedhur taksat e shtetit. nuk ka mashtrim, nuk ka tërheqje mbrapa. Zgjidhje ka kjo punë, po ai nuk do ta zgjidhë, do të na shtypë. Deri në pikën e fundit të frymë do të qëndrojmë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?