VIDEO/ Rama: Fitorja në Kukës dhe Tropojë, sfidë e madhe e PS-së për t’i çuar përpara

Kryeministri Edi Rama në turin e takimeve falënderuese pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, në Kukës, tha se “jemi mbledhur për të falënderuar fitoren e dy kandidatëve tanë për kryetar të bashkisë Kukës dhe Tropojë, por kemi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit që vendos PS forcë të parë të vendit”. Nga ana tjetër, Rama tha se kjo është një fitore bindëse, teksa iu përgjigj komenteve për pjesëmarrje të ulët në votime.

“Ishte mbi 50 % pjesëmarrja në votime dhe madje shkonte në 60 e më shumë në disa zona të tjera. Kjo sepse organizimi ka qenë shumë i mirë, kanë punuar patronazhistët dhe aktivistët, të cilët i falënderoj, dhe ata janë bërthama e re e jona, teksa janë bashkuar të gjitha këto forca dhe është arritur një rezultat pozitiv”, deklaroi Rama.

Një rol në rezultat, sipas tij, ka luajtur edhe një lëvizje që ka ndodhur djathtas, sepse edhe ata që janë të djathtë, duke qenë se ishin zgjedhje lokale kanë menduar kush do bënte më shumë për komunitetin, edhe pse nuk donin të votonin PS.

“Nuk ka qenë e vështirë t’i bindnim, sepse kandidatët kanë qenë jo socialistë tipikë, për ta thënë butë, sepse kemi pasur edhe demokratë. Ka fituar logjika të fitojmë për të vijuar punën. Një pjesë tjetër nuk dolën në votime, dhe unë i falënderoj”, tha Rama. Po ashtu kryeministri Rama u shpreh se kjo fitore është një sfidë e madhe e PS-së, veçanërisht për Tropojën, Shkodrën, Kukësin e Kamzën, sfida për t’i çuar përpara dhe ne, tha ai, “duhet t’i përgjigjemi dhe kjo nuk është e lehtë”.

SHKARKO APP