VIDEO/ Rama flet për ”Syri Tv”: Një media që është në Prokurori për pastrim parash
Një hetim i nisur për ”Syri Tv” për pastrim parash, është komentuar këtë të premte nga kryeministri Edi Rama. Gjatë konferencës për mediat, i nxitur nga gazetarja e medias në fjalë, Rama tha se denoncimi nuk është politik, por është bërë me prova nga autoritetet shtetërore për pastrim të parave. Shefi i qeverisë tha se tek ”Syri Tv” pastrohen paratë e grabitura nga qytetarëve shqiptarë. Kryeministri shtoi edhe se kjo media që paguan në dorë me para të pista, ka qëllim të bëjë pis këdo që mbështet qeverinë.
“Unë skam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë drita. Askush kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka shkuar në burg se s’ka paguar dritat. Për ata që s’paguajnë dritat kam thënë që duhet të priten siç priten në çdo vend të botës dhe kjo ka ndodhur. Këtu nis mitingu, kur nis mitngu mund të shkosh atje poshtë për ti bërë këto, këtu është pyetja dhe përgjigjja. Unë do jap përgjigjen që dua unë, sikundër unë me shumë qetësi pres të mbarojë pyetja jote e gjatë, kërkoj e lejen që ta çoj fjalën deri në fund, nëse Qimi ma jep mua lejen, nëse Qimi nuk ma jep mua lejen, jam shumë i keqardhur.
Subjekt i denoncuar për pastrim parash me fakte, me prova, me të gjitha dhe natyrisht që paratë në atë televizion pastrohen për të bërë këtë që bëhet çdo ditë, që përmbyten njerëzit me gënjeshtra dhe pisllëk. Po bën heroinën për ata që të kanë sjellë këtu, do bëhesh heroinë e ditës. Boll tani! S’kam më asnjë fjalë për të thënë, u mundova shumë gjatë për të të dhënë përgjigje deri në fund. Qytetarëve u përgjigjem çdo ditë, nuk i përgjigjem nëpërmjet televizioneve që pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe që gëzojnë imunitetin e dhunuesve.
Mos më sill mua këtu gjuhën e molotovëve. Unë nuk kam dalë më herët ta them këtë gjë hapur por është koha që mediat që ushqehen me para të pista dhe paguajnë nën dorë, minimalisht të përgjigjen para ligjit. Ka edhe një televizion tjetër që është i denoncuar për evazion fiskal masiv, këto dy televizionet janë bartësit e të gjitha gënjeshtrave, dhe të gjitha rrugëve të gabuar për një demokraci. Prokuroria e Tiranës nuk jep asnjë përgjigje për këto dy televizione, një për pastrim parash dhe një për evazion masiv”.

KOHA JONË SONDAZH

