VIDEO/ Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit, detaje nga ceremonia zyrtare
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një vizitë zyrtare në Itali. Ai është pritur nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Pallatin Chigi. Gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes shefi i qeverisë pati të njëjtën përshëndetje për homologen italiane, duke iu ulur sërish në gjunjë.
Pas ceremonisë zyrtare Rama dhe Meloni zhvilluan një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.
Vizita e Ramës në Romë dhe Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
KOHA JONË SONDAZH

