VIDEO/ “Rama IK!” Opozita zbret në shesh, mbështetësit nga rrethet drejt Tiranës

Opozita do të rikthehet sërish pasditen e kësaj të shtune në protestë duke kërkuar largimin e Edi  Ramës, por ndryshe nga herët e tjera qytetarët  do të mblidhen para Kryeministrisë në orën 18:00. Pas më shumë se dy muajsh protesta masive, por dhe protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës do të përpiqen sërish të tregojnë forcën se shumica tashmë janë ata.

Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkaq për të mundësuar pjesëmarrje sa më masive në protestën e sotme, partitë opozitare kanë angazhuar strukturat e partive respektive në rrethe, ku janë ftuar qytetarë të shumtë që ti bashkohen kryeqytetasve pasditen e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetës të opozitës janë nisur me autobusë, furgonë dhe mjete personale për të mbështetur protestës e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autobusë nga Saranda dhe një nga Konispoli janë nisur drejt kryeqytetit.

https://www.facebook.com/frpdsarande/videos/300098014220725/

Po ashtu, për të shmangur ndonjë tentativë të policisë për t’i bllokuar protestuesit në udhëtimin e tyre drejt Tiranës, mësohet se një pjesë e konsiderueshme kanë mbërritur në kryeqytet që prej ditës së djeshme, të cilët janë akomoduar tek familjarët dhe tek të afërmit e tyre që banojnë Tiranë.

Masat e policisë

Ndërkohë policia është në gadishmëri. Rreth 1800 forca police janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryeministrisë, një pjesë tjetër në anën e piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën “Ismail Qemali”.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtyllat janë lyer me graso për të pamundësuar që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim. Instalacioni në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës. Në qendër të vëmendjes së policisë ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.

Çadër te Kryeministria?

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së një çadre mbrëmjen e sotme në sheshin opara Kryeministrisë ku opozita pa lajmëruar mbajtjen e protestës së radhës kombëtare. E ftuar pasditen e djeshme në studion e lajmeve në RTV Ora, Tabaku deklaroi se akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë nga ana e opozitës. “Nuk do  të ketë një çadër. Akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë. Është vendosur në këtë datë sepse tashmë protestat mujore janë bërë të zakonshme. PD nuk ka ndërmend të përsërisë vetveten”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku.

/ Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?