VIDEO/ Rama: Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas, monument i rrallë i trashëgimisë kulturore

Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, monument i rrallë i trashëgimisë kulturore, pret sot besimtarët e shumtë që kremtojnë ditën e shenjtit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky manastir i ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, bashkë me ftesën për turistët e vizitorët për të shijuar çdo kënd të Shqipërisë turistike, kulturore dhe shpirtërore.

Besimtarët e krishterë sot kremtojnë ditën e Shën Kozmait, një nga shenjtorët të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e manastire në mbarë vendin. Më i rëndësishmi është Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, i ndërtuar me kontributin e Ali Pashë Tepelenës, më 12 maj 1814.

Mbas punimeve të restaurimit të kishës dhe të plotësimit, restaurimit dhe rindertimit të konakëve me shumë vlerë për tipologjinë e kësaj gjinie, të kryera nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, manastiri rifitoi vlerat e vërteta dhe është kthyer në një qendër pelegrinazhi me veprimtari të dendur fetare e kulturore.

SHKARKO APP