VIDEO/ Rama përshëndetje ndryshe për shqiptarët, “ia merr” labçe për koronavirusin

Kryeministri shqiptar Edi Rama me anë të një videoje në “Facebook” ka uruar një mëngjes ndryshe për të gjithë shqiptarët.

Rama ka postuar në profilin e tij një këngë labe, me këngëtare popullorë nga zona të ndyshme të Labërisë.

Ata këndojnë njëherazi një këngë, e cila përcjell tradita të zonës dhe i kushtohet koronavirusit.

Kënga këndohet nga Ansambli Cipini, ndërsa titulli i saj është “Këndojmë bashkë, por jo të braktisur”.

Këngëtarët, me anë të këngës karakteristike jugore, vënë në dukje bukuritë e zonës dhe përcjellin mesazhin, se në këta ditë është shumë e rëndësishme të qëndrosh në shtëpi, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

SHKARKO APP