VIDEO/ Rama: Plazhi i Pishporos në Fier, një perlë tjetër e Adriatikut

Me 18 kilometra vijë bregdetare ende për t’u shfrytëzuar, qyteti i Fierit ofron një potencial të vërtetë për zhvillimin e turizmit veror. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Pishporos në Fier, të cilin e cilësoi një perlë tjetër të Adriatikut.

I shtrirë në një gjatësi prej 9.5 kilometra mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishporo është edhe vendi i flamingove, që kanë gjetur oazin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit, duke dhuruar spektakle të paparë.

Në stinën e verës plazhet ranore me shtrirje të konsiderueshme në territorin e bashkisë së Fierit, të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë. 18 kilometra në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 kilometra. Pjesë e vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13.7 kilometra dhe plazhi Ndërnënas 8 kilometra.

SHKARKO APP