VIDEO/ Rama: Shqipëria, anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës

Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë në Facebook urimin për një vit të mbarë nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilën e cilësoi “rojtare të xhevahireve tona natyrore”.

Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Pyjeve, një nismë që synon të mbrojë pasurinë e vendit tonë.

Nisma synon jo veç ndërmarrjen e fushatave të pyllëzimit, por edhe investime për mirëmbajtjen e pyjeve, apo masa parandaluese ndaj zjarreve.

SHKARKO APP