VIDEO/ RENEA dhe FNSH, aksion në Elbasan
Një aksion masiv ku janë përfshirë dhjetëra forca speciale ka nisur që nga mesdita në Elbasan. Në të gjithë qytetin janë shpërndarë efektivë të armatosur deri në dhëmbë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako zhvilloi sot paradite një mbledhje me drejtuesit e komisariatit të Elbasanit, për të biseduar mbi ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në këtë qytet.
Natën kur policia u sulmua nga një makinë e blinduar, që i përkiste biznesmenit Petrit Çela. Personi që ishte në drejtim të automjetit nuk është arrestuar ende, por dyshimet janë se në makinë ndodhej i biri i biznesmenit, Suel Çela.
Shkak për sulmin u bë shoqërimi në polici i një mjeti Range Rover, me vlerë gati 100 mijë euro që policia po shoqëronte në komisariat.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rUs9f0_RXqA” width=”560″ height=”315″]
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Dg8b_QVQwUQ” width=”560″ height=”315″]