(VIDEO) Rikonstruksioni i rrugës në Fier zbulon disa granata, pritet mbërritja e ekspertëve

Rikonstruksioni i nja rruge në lagjen “Kastriot” në fier zbulon disa granata. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se granatat ndodhen në një bunker që po prishet për t’i hapur rrugë investimit në rrugë.

Ndërkohë që mendohet se brenda bunkerit ka edhe granata të tjera. Policia ka rrethuar zonën për të krijuar perimetrin e sigurisë dhe pritet mbërritja e ekspertëve për largimin e tyre.

Rikonstruksioni i rrugës në Fier zbulon disa granata, pritet mbërritja e ekspertëve

SHKARKO APP