VIDEO/ Rilind edhe materniteti ”Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Shëndetësia po ndryshon, pagat do të rriten
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ishte i pranishëm në inagurimin e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë”. Gjatë fjalës e vuri theksin te transformimi jo vetëm i godinës, por edhe i përmirësimit të shërbimit ndaj nënave e pacientëve. Më tej tha se punonjësit e shëndetësisë përballen me furi të jashtëzakonshme në punën e tyre, por “kështu janë ndarë” detyrat.
”Më vjen jashtëzakonisht mirë që jemi në një tjetër finish, pas një tjetër maratone, ku faktikisht ndërmorën një transformim të domosdoshëm, por edhe rrënjësor të kësaj strukture dhe sot hapim dyert e një materniteti tërësisht të rilindur, duke e pasur edhe kujdesin për çka i takon të kaluarës si trashëgimi kulturore, por edhe hapësirat e reja, të cilat i shtohen këtij materniteti dhe e bëjnë më të lehtë pa diskutim shërbimin, e bëjnë shumë më cilësor edhe qëndrimin e nënave dhe të fëmijëve që hyjnë dhe dalin nga materniteti. Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin, por shëndetësia është në të njëjtën kohë edhe në gojët e të gjithë atyre që nuk duan të shohin”,-tha Rama.
Nga ana tjetër kryeministri premtoi se rritja e pagave, e cila është bërë ndjeshëm, do të vijojë. ”Në sistemin tonë shëndetësor kryhen afro 100 mijë ndërhyrje kirurgjikale, nga të cilat mesatarisht, 65-70 mijë janë ndërhyrje në sallën e operacionit dhe 25-30 mijë të tjera janë ndërhyrje mikrokirurgjikale. Është një volum i jashtëzakonshëm shërbimi, i cili flet për faktin që mjekët dhe infermierët në Shqipëri i shërbejnë publikut.
I shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë njerëzve që kanë nevojë për ta me dinjitet dhe si çdo gjë tjetër që ndodh fatkeqësisht në sistem dhe që i bie ndesh gjithë shumicës dërmuese të bluzave të bardha, nuk e ndyn dot pastërtinë e këtyre bluzave dhe natyrisht është pjesë e objektivit për ta bërë dhe më të mirë sistemin, për ta pastruar tërësisht nga çdo lloj kanali ku veje-vjen llumi i ryshfetit. Dhe në mbyllje dua të shtoj që ne e kemi bërë çmos që pagat tuaja të rriten në mënyrë të vazhdueshme.
I kemi rritur shumë ndjeshëm, por dua që të jeni të bindura, se këtu shumica janë gra për fat të mirë, por edhe burrat, mundësisht të jeni të bindur po dhe po nuk u bindet rëndësi ka të binden gratë, e dini formulën time, – se po u bindën gratë edhe burrat nuk kanë ku shkojnë pastaj, – që ne do të vazhdojmë t’i rrisim pagat”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 19564

