VIDEO/ Rritja e çmimeve, Meta: Qytetarët në situatë të vështirë ekonomike e sociale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se deputetët e kësaj partie do të dërgojnë në Kuvend një projektligj për indeksimin e pagave.

Teksa flet për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen qytetarët dhe rritja galopante e çmimeve, Meta nënvizon se kanë çuar në domosdoshmërinë e shqyrtimit në një kohë sa më të shpejtë të këtij projektligji.

”Deputetët e Partisë së Lirisë, projektligj në Kuvend për indeksimin e pagave. Rritja galopante e çmimeve, situatë e vështirë ekonomike dhe sociale për qytetarët. Projektligji për indeksimin e pagave duhet të shqyrtohet sa më shpejt”,-shkruan Meta.

SHKARKO APP