VIDEO/ Rrobat ja hodhi te furra e picave, trupin në përrua. Skenari që Shehu tentoi arratisjen

Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit Erald Nevruzi, i cili punonte si recepsionist në hotel ”Greccia”, që ishte edhe vetë bashkëpronar. Autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij te vendi i punës.

Më pas e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve: Daniel Qose dhe David Larti, zhdukën kufomën. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentet e identifikimit ja kanë djegur te furra e picerisë. Më pas e kanë mbështjellë me plastmasa dhe trupin e hodhën në një përrua, një zonë mes Gjipesë dhe Vunoit në Vlorë. Gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë janë gjetur në vendin ku u gjet trupi i pajetë.

Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij. Autori me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31-vjeçarit. Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të 6 qershorit, Shehu ka marrë mjetin e tij Audi A8 dhe është larguar për në Greqi përmes Qafë Botit. Mësohet se ka ndjekur itinerarin nga Himara- Kuç- Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin. Ai është arrestuar në Korfuz teksa kishte prerë një biletë për të shkuar në Britani të Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?