(VIDEO) SHBA teston superanijen ushtarake. Kushton 740 milionë dollarë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=gTmsbQhR08U&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Marina e SHBA ka kryer stërvitjen e parë publike me anijen më moderne që është prodhuar dekadën e fundit.

USS Independence (LCS-2) është testuar në stërvitje të përbashkët me forcat e Koresë së Jugut. Anija cilësohet si gjenerata e re e mjeteve lundruese të ushtrisë amerikane.

Projekti për realizimin e saj ka nisur në vitin 2000 dhe kostoja përfundimtare arrin në shifrën 740 milionë dollarë.

Ajo është e gjatë 140 metra dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 81 kilometra në orë. Specifika e saj kryesore është se ka aftësinë të mos kapet kollaj nga radarët.

SHKARKO APP