VIDEO/ Shembja e Teatrit Kombëtar, artistët: Një pjesë e jona mbeti nën rrënoja

Pushteti shemb Teatrin Kombëtar. Artistë dhe aktivistë të aleancës për mbrojtjen e teatrit u larguan me dhunë nga godina ku prej më shumë se dy vitesh rezistonin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. A është kjo skena e fundit e Teatrit Kombëtar?

Edmond Budina: Skena e fundit është kur kapet krimineli. Krimineli kreu aktin, ne do t’i japim gjykimin. 

Edmond Budina, Neritan Liçaj, Robert Budina e shumë të tjerë u dhunuan, u larguan me forcë nga uniformat blu në një orë kur askush nuk e priste.

Liçaj: Të shohësh që shteti yt të katandiset si një bandë e vogël hajdutësh biçikletash është shumë e rëndë. 

Ne i takojmë në shesh ku bashkë me qindra qytetarë vijuan të qëndronin aty edhe pse eskavatorët kishin shkatërruar gjithçka.

Robert Budina: Me thënë të drejtën më dhemb në shpirt. Është një trishtim i madh.

17 maji është dita me e gjatë për ta. 17 maji është dita kur këta artistë do ta mbajnë mend gjatë e imazhet e shembjes se godinës së teatrit janë ngulitur thellë në memorien e tyre.

Budina: Humbëm atë ndjesi shpirtërore që na lidhë me Tiranën.

Ndërhyrja ishte e dhunshme. Artistë me pranga në duar, artistë dhe aktivistë me armë në kokë, skena për të cilat Budina dhe Liçaj na rrëfejnë se nuk do të mundën kurrë ti harrojnë. Neritanin e kishte tradhtuar zëri më 17 maj, megjithatë me zërin e shpirtit thotë se bashkë me godinën aty u rrëzua edhe një pjesë e madhe e shpirtit të tij.

Liçaj: Një pjesë e imja ka ngelur aty brenda. Kanë ngelur kujtimet. 

Me Edmond Budinën dhe Neritan Liçajn vendosëm që intervistën ta realizojmë përballë teatrit, edhe pse ata refuzojnë ta shohin në atë formë.

Pas rreth 20 orë në shesh, trishtimin që nuk mundin ta fshehin, Robert Budina, Neritan Liçaj e Edmond Budina thonë se kjo ditë mund të ndryshojë edhe të ardhmen e tyre.

Edhe pse në emocione të forta nuk mundëm të rrimë pa pyetur se çfarë do bënin cfarë do i thonin nëse në ato momente do të kishin përballë Edi Ramën, njeriu që prej 20 vitesh kish  qëllim shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Tempora - Shembja e Teatrit Kombëtar, artistët: Një pjesë e jona mbeti nën rrënoja

SHKARKO APP