VIDEO/ Shfaqet për herë të parë vila e Berishëve në Lalëz
Me vendim të Gjykatës së Posaçme është sekuestruar jo vetëm vila e Lalzit, por edhe apartamentet që Sali Berisha dhe e bija zotërojnë në rrugën Mustafa Matohitit, që njihet edhe rruga e Salës, pranë ish-ambasadës iraniane.
Ardhja e përfaqësuesve të Drejtorisë së Hetimit dhe të Krimit Ekonomik, vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për sekuestron e 16 pasurive të Malltezit, ku një ndër to është edhe vila në Lalëz. Përfaqësues të Drejtorisë së Hetimit dhe të Krimit Ekonomik, shkuan sot në fshatin turistik të Lalëzit, ku edhe ndodhet edhe vila në pronësi të Jamarbër Malltezit.
Pritet të vendoset në sekuestro preventive edhe të kësaj vile pas vendimit të marrë edhe nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur që mes 16 pronave të Jamarbër Mallteazit, për t’i vënë në sekuestro, është edhe kjo vilë.
KOHA JONË SONDAZH

