
Pas incidenteve që ndodhën në Elbasan, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vazhduar me qetësi axhendën e tij duke përshkuar qytetin paqesisht dhe i pritur ngrohtësisht nga qytetarët, që e kanë ndalur herë pas here për të bërë fotografi me të.
Basha do të takohet me qytetarët dhe biznese për të diskutuar e sqaruar pika të Programit qeverisës të PD “Shqipëria fiton”.
