VIDEO/ Shqiptarët mblidhen para Gjykatës Speciale në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë nesër, datë 16 shtator, aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Një ditë para shpalljes së vendimit, qindra shqiptarë janë mbledhur pranë ndërtesës së gjykatës, duke mbajtur flamuj të UÇK-së dhe duke shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.
Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë një video nga atmosfera para gjykatës në Hagë, teksa shkruan “Pafajësi për Çlirimtarët”.
Seanca për shpalljen e aktgjykimit do të nisë nesër në orën 10:00. Trupi gjykues pritet të japë vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 4319

