VIDEO/ Shqiptarja tregon tmerrin në Barcelonë: Si shpëtova me vajzën 1-muajshe
Barcelona, një nga vendet më të preferuara për turistët nga mbarë bota u godit dje nga një sulm terrorist, që la pas 13 të vdekur dhe qindra të plagosur. Sulmit të frikshëm, duket se i ka shpëtuar për fije një grua shqiptare me foshnjën e saj. Ajo thotë se të dyja, nënë e bijë i kanë ndarë vetëm 30 sekonda nga vdekja. Mesazhet rrëqethëse dhe videot pas pak sulmit gruaja shqiptare e quajtur Romina Dervishi i ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook.

