VIDEO/ Si kërkonte Rama të ‘shkelte’ Kushtetutën në vitin 2006 për të shtyrë zgjedhjet

Kryeministri Rama vazhdon të mos luaj nga e tija se zgjedhjet e 30 qershorit nuk shtyhen pasi nuk ja lejon Kushtetuta dhe se ai nuk e shkel Kushtetutën. Por i njëjti Ramë në vitin 2006, thoshte të kundërtën, ndërkohë që aktualisht Presidenti Meta është shprehur i gatshëm për ta shtyrë datën e zgjedhjeve për ti dhënë zgjidhje krizës

Por çfarë thoshte Rama vite më parë, pikërisht në vitin 2006 ku kishte një vit që drejtonte Partinë Socialiste dhe ndodhej në opozitë?

“U pa qartë edhe në këtë proces se Kushtetuta nuk është një tabu, kur palët bien dakort në kushte dhe në kohë që kërkojnë ndryshime, e ndryshojnë. Të gjitha kushtetutat ndryshojnë. Kushtetuta është një qënie e gjallë, nuk është një libër i vdekur”, deklaronte Rama.

Ndërkohë që sot, Rama jo vetëm që nuk pranon të bëjë një lëshim të tillë, por thotë se ky vendim është i një rrezikshmërie të lartë për funksionimin e shteti ligjor. Dhe natyrshëm lind pyetja? Përse Rama, ka sot tjetër këndvështrim për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nga ai që kishte rreth 13 vite më parë?!

SHKARKO APP