Video-skandali i Xhelilit, avokati dyshon dhe kërkon celularin e përgjimit

Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili, për të cilin dje Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i refuzoi kërkesën për lirim, nuk ka bërë dje asnjë deklarim nga kafazi i sallës së gjyqit.

Në seancë, avokati Ferdinand Ndoja ka kërkuar lirimin e klientit, duke këmbëngulur në dyshimin e manipulimit të videos së realizuar nga kallëzuesja 20-vjeçare. Kundër këtij qëndrimi ka qënë përfaqësuesi i prokurorisë sipas të cilit organi i hetimit ka prova se mjaftueshme që provojnë se Shukri Xhelili ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Sipas avokatit, “na lind dyshimi nëse kemi të bëjmë me një filmim të vërtetë apo me një USV ku mund të manipulosh regjistrime në mënyra të ndryshme,” mësohet të jetë shprehur avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Telefonin e theva nga nervat”

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar dekalrimeve të 20-vjeçares A.A. në prokurori vetëm filmimi i kryer në zyrën e Shukri Xhelilit në bashkinë e Dibrës është kryer përmes telefonit të saj personal.

Këtë telefon e reja pretendon ta ketë shkatërruar nga nervat, pasi kishte ruajtur videon më parë.

“telefonin me të cilin filmova Shukri Xhelilin në zyrën e tij, pasi kam nxjerr me USB materialin filmic, e kam hedhur nga nervat dhe është thyer, e kam  hedhur. Ndërsa USB e kanm dërguar tek Oraneës. Pra videoja e publikuar është realizuar nga ana ime,” ka deklaruar A.A./Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?