”Sofra e Iftarit”, Rama: Feja duhet të na bashkojë, jemi të gjithë shqiptarë. Agjërimi i mëson njeriut durimin

Agjërimi i mëson njeriut durimin, tha kryeministri Edi Rama, i cili së bashku bashkëshorten, Linda Rama, këtë të enjte shtruan iftar për besimtarët, në respekt të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm u panë përpos kabinetit qeveritar, figura të Partisë Socialiste por edhe figura publike si Presidenti Bajram Begaj, artisti Laert Vasili, Toni Gogu, Erion Braçe, Sara Mila, Ervin Demo, Ulsi Manja, Igli Hasani, etj.

”Sofra e Iftarit është e vetmja sofër në të cilën je edhe shtrues edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit së vet të parë, shpellarit që ka brenda vetes. Në këtë sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme njerëz që vijnë edhe nga vende të ndryshme që luten në mënyra të ndryshme ulen bashkë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Sipas Ramës, momenti i ndarjes së bukës në iftar është një simbol dinjiteti dhe bashkimi mes njerëzve, pavarësisht dallimeve. Kreu i qeverisë u ndal edhe te rëndësia e bashkëjetesës dhe vlerave morale në shoqëri. Rama përmendi edhe konfliktet që njerëzit krijojnë mes tyre, duke theksuar nevojën për besim dhe mirëkuptim.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ai çast bëhet dinjiteti që rritet kur buka ndahet mes të tëra duarve dhe bëhet ora që nuk ndahet mes rrugëve të ndryshme të jetës, prej nga vijnë ata që mblidhen rreth sofrës. Si kjo sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme, breza të ndryshëm, njerëz që vijnë edhe nga vende të ndryshme që luten në mënyra të ndryshme ose nuk luten fare, por ulen bashkë se ndryshe nga të tëra tryezat, ku njerëzit ulen, dreka, darka nëpër Shqipëri për të ngrënë dhe pirë së bashku, kjo e iftarit ka një dritë ku ndërthuren qetësisht, drita e jashtëm sipër nesh me atë të brendshmen në secilin prej nesh”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Në një ditë si kjo mbledhur në sofrën e një tjetër funddite të muajit të Ramazanit është e pashmangshme dhe ndërmendja për ishujt e konfliktit dhe armiqësive, që gjithashtu njerëzit i krijojnë, duke i dhënë anës së tyre monopolin e së vërtetës dhe anës së tjetrit trajtën e shënjestrës, duke i lënë frikës nga tjetri vendin e besimit tek tjetri, duke i dhënë identitetit rolin e armës dhe urrejtjes, kodet e arsyes”, shtoi më tej Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?