VIDEO/ Stuhia bllokon tre vajza në det, Policia Kufitare ndërhyn me skaf për t’i shpëtuar

Moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të shiut shkaktuan një situatë të vështirë në zonën e Palasës, ku tre vajza mbetën të bllokuara në det teksa lundronin me kanoe. Për shkak të dallgëve të forta dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, ato nuk mundën të riktheheshin në breg dhe kërkuan ndihmë. Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë duke u nisur me skaf drejt vendndodhjes së tyre. Pas ndërhyrjes, të treja vajzat u nxorën në breg dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë

Gjatë patrullimit në sektorin e Palasës, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan 3 shtetase që kishin dalë në det me kanoe dhe, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det, rrezikonin të mbyteshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u shkuar në ndihmë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën. Të tre shtetaset ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare apelojnë për të gjithë pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?