VIDEO/ Tahiri: 2 policë patrulle shpëtojnë një kotele në Tiranë, çfarë gjesti fisnik

Dy efektivë policie janë kthyer në ‘heronj’ për pronarët e një maceje të vogël në Tiranë. Ata kanë

nxjerrë nga pjesa e poshtme e një makine një kotele që kishte ngecur.

Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve policët kanë kaluar disa minuta për të shpëtuar kotelen, pasi rrezikonte jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Brendshëm ka publikuar një video me pamje nga gjithë peripecia e policëve për të shpëtuar macen duke vlerësuar gjestin e tyre por njëkohësisht thotë se është një motiv për ata që duan të shajnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“2 policë patrulle, Arsela dhe Enea, dje natën shpëtuan këtë kotele në Tiranë. Gjest fisnik për policinë që duam, faleminderit! Motiv perfekt për ata që do na shajnë përsëri, si çdo ditë”, shkruan Ministri Tahiri.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10210927986416042/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?