VIDEO/ “Taulant Gjura”, “Hoxha” apo … ja epitetet e ish-kryeministrit për Ballën
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në Kuvend është shprehur se Taulant Balla është njeriu i lidhur kokë e këmbë me trafikun e drogës në Shqipëri.
Ish-kryeministri i ka vënë disa epitete Ballës, duke e lidhur me trafikantët e kokainës.
Ja çfarë tha ish-kryeministri Sali Berisha:
Taulant Balla mund të përdorni për të, mbiemrat që vijojnë.
Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike kalon Fatos Gjurën, një nga narkotrafikatët kryesor të heroinës, në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë.
Taulant Gjura mund të quhet, Taulant Hoxha, jo sepse këndonte këngë për Enverin, por sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha.
Taulant Hoxha, mund të quhet si trajner i klubit sportiv të Librazhdit, e arrestuar tek ura. Nëse ka njeri këtu me histori këmbë e kokë droge është pikërisht Taulant Gjura, Hoxha apo trajnerit.
KOHA JONË SONDAZH

