VIDEO/ Tensione në Kuvend

Në një kohë që jashtë Kuvendit po protestohet, brenda sallës ka tensione. Gazment Bardhi i cili në momentin që Asllan Dogjani doli të fliste për PD, u pa teksa punonjësit e Gardës u rreshtuan në gardh te foltorja për të penguar ndonjë incident.

Bardhi tentoi t’i afrohej rreshtit të ministrave, duke akuzuar disa prej anëtareve të kabinetit dhe veçanërisht Ogerta Manastirliun, dhe si “vrasëse”, nisur nga ngjarja që 14-vjeçari u vra afër shkollës. ”Ja kanë shtruar muhabetit të treja si lare”, u shpreh Bardhi në nervozizëm e sipër afër foltores, duke treguar gishtin, meqë Ogerta Manastirliu.

Ministrja në ato çaste po fliste me Kumbaron e Ballukun, teksa Dogjani kërkonte 1 minutë heshtje për Martinin e vrarë. ”Të mbajmë 1 minutë heshtje për Martinin, 14 vjeçarin e vrarë. Ta respektojmë Martinin, familjarët e tij. Ngrihuni dhe të mos presim që nesër të ndodh te fëmija e ndonjërit prej këtu. Ngrihuni t’i largojmë këta horra, këta banditë”, u shpreh deputeti demokrat.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën, duke i kërkuar që të mos fyente dhe seanca vijoi me deputetin e radhës, teksa Bardhi dhe Dogjani hodhën akuza të reja pa mikrofon drejt foltores.

SHKARKO APP