VIDEO/ Tërmeti ua prishi shtëpinë, qeveria ua rindërtoi. Rama viziton banesën e re të dy familjeve në Marikaj

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte sot në vizitë në banesën e re të rindërtuar të Ilir dhe të Besnik Kodrës, në Marikaj të Vorës.

Rama shprehet se shtëpia e re është rindërtuar, duke shtuar se qeveria ka menduar që në benesën e re, secila kurorë të ketë hapësirën e vet.

“Ne e thamë se të gjithë atyre që iu është shembur shtëpia dhe aty ka pasur më shumë kurora, do iu jepen banesa aq sa kanë kurora. Këtu edhe shërbimet i keni më afër dhe jeni sistemuar besoj. Ne si qeveri jemi angazhuar dhe po punojmë për sistemin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.”, tha Rama.

Më herët, kreu i qeverisë Rama e kishte lajmëruar vizitën në këtë shtëpi të rindërtuar.

“Vorë, Marikaj – Në shtëpitë e reja të Ilir dhe Besnik Kodra.

Pas tërmetit të shtatorit dy familjet që jetonin nën një çati mbetën në qiell të hapur.

Nga sot dy kurorat do të jetojnë në ambjentet e tyre respektive dhe sigurisht në një strehë më të mirë e të sigurt rindërtuar nga e para, njëjtë si 15 shtëpitë e tjera ndërtuar në Vorë”, shkruante Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/628689801032986/

 

SHKARKO APP