VIDEO/ Thikë në shpatull 15-vjeçarit, roja i shkollës: Pamë vetëm gjak, drejtoresha e çoi në spital

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në shkollën “Bedrie Bebezi” në Durrës pas një sherri që dyshohet se pati me moshatarë të tij. Ai ka marrë një plagë me thikë në krahë dhe një tjetër në shpatull, ndërsa ngjarja terrorizoi nxënësit e kësaj shkolle.

Në një prononcim për BalkanWeb dhënë gazetares Klodjana Haxhiaj, roja i shkollës, që është një grua me emrin Nora tha se ngjarja ndodhi kur mbaroi ora e 6-të e mësimit dhe nxënësit po dilnin jashtë shkollës. Ajo tha se panë rrëmujë dhe më pas adoleshentin në gjak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ndodhi, çfarë patë ju?
Mbaroi ora e 6-të, në orën 1:15 dolën kalamajtë dhe unë po nxirrja fëmijët, kaq. Nuk pashë asnjë veprim, asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

A u bë rrëmujë këtu jashtë?
Përjashtë po, lajmëruam direkt policinë.

Po ku shkoi djali i plagosur?
E mori drejtoresha direkt e çoi në spital. Se qëlloi në moment këtu.

Po ku e kishte qëlluar?
Në shpatull, vetëm dilte gjak e pamë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por autorë të plagosjes nuk ka ende. Dyshohet se autorë janë të tjerë adoleshentë të shkollës “Jusuf Puka” në Durrës, por gjithsesi një njoftim zyrtar i policisë së këtij qyteti do të japë edhe sqarime mbi ngjarjen. /BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?