FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Tronditet Athina – Atentat me zarf eksploziv ish-kryeministrit grek

Ish – Kryeministri grek, Lukas Papademas ka mbetur i lënduar këtë të enjte, pas një shpërthimi të ndodhur në automjetin me të cilin udhëtonte.

Mediat helene shkruajnë se ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites në “3 SeptemVriou” të Athinës. Ish – Kryeministri dyshohet se hapi një zarf brenda së cilit ndodhej lëndë eksplozive.

Ai mësohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe këmbëve dhe është transportuar drejt spitalit Evagelismos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas grekes “Protothema”, ish – Kryeministri është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe shoferi i Papademas.

Paraprakisht, policia greke dyshon se pas këtij sulmi qëndron “Bërthamat e Zjarrit”, pasi kjo organizatë terroriste është e njohur për praktika të tilla, si bomba në zarf.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?