VIDEO/ Vlora çel sezonin veror me spektakël fishekzjarresh, kryetari: Jemi destinacion kryesor
Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2024. Në një atmosferë festive ku nuk kanë munguar spektakël fishekzjarresh, kulinari, koncert festiv, Vlora uron për një sezon të mbarë. Çelja e sezonit është bërë në zonën e Lungomares ndërsa gjatë gjithë kësaj jave në Vlorë ka patur një sërë aktivitetesh.
Në çeljen e sezonit edhe panair kulinarie me produktet tradicionale, polifoni e valle dhe këngë qytetare vlonjate për të kulmuar edhe me koncertin e madh festiv. Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka uruar për një sezon të mbarë duke e quajtur Vlorën destinacionin kryesor të turizmit.
Spektakël fishekzjarresh dhe një koncert festiv me emra të njohur të muzikës kanë shoqëruar çeljen zyrtare të sezonit, ndërsa të pranishëm qytetarë të shumtë por edhe turistë vendas e të huaj.