VIDEO/ Vranë njëri-tjetrin në mes të qytetit, çastet e rënda të sherrit tragjik që rrezikoi edhe kalimtarët
Kavaja u trondit të mërkurën, kur Sali Rexha dhe Armand Gosa teksa debatuan në mes të qytetit, më pas nxorën armët dhe vranë njëri-tjetrin.
Sikurse shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa. Sapo shohin njëri-tjetrin, ata ndalohen dhe fillojnë të debatojnë. Qytetarë të rastit ndërhyjnë për t’i ndarë, por pavarësisht kësaj, Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush.
Referuar dosjes hetimore, rezulton se Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën. Ndonëse minutat kalonin nuk duket asnjë shenjë e uniformave blu. Sipas dinamikës, të dy ri-takohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Për shkak se ishte trup me fizik të fortë, edhe pse i plagosur, ai nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexhën.
Por a mund të parandalohej kjo ngjarje? Të dy ishin jo vetëm eksponentë të njohur, por edhe konflikte te ashpra me njëri-tjetrin dhe ishin jashtë vëmendjes së uniformave blu, që në fakt do duhet të mbajnë nën vëzhgim elementët kriminale dhe të parandalojë ngjarjet kriminale.
Versioni i policisë referuar dëshmitarëve, por edhe familjarëve është se dy viktimat nuk njiheshin më herët dhe nuk kishin asnjë konflikt të fortë që mund të çonte deri në vrasje mes njëri-tjetrit. Ka qenë një konflikt banal dhe fjalët që shkëmbeheshin kryesisht sa herë takoheshin rrugës.