Video: Vrasës në breg të detit

Një turiste e huaj 15 vjeçare humbi jetën dje në brigjet e Jonit, me gjasë e goditur nga një jet ski, drejtuesi i të cilit u largua duke e lënë vajzën nga Rusia të pajetë në det. Ky nuk është një rast i shkëputur dhe as një ngjarje aksidentale. Kjo është kriminale!

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_HxjNBLjB4g” width=”560″ height=”315″]

Në bregdetin tonë ka vrasës që shëtisin të pashqetësuar… Shihni këto pamjet që janë bërë sot nga Opinion.al në plazhin e Dhërmiut. A nuk mbahet ai si një nga plazhet më të bukura e më të frekuentuara në vend? Aty pushojnë edhe një pjesë e mirë e ministrave apo drejtorëve të rëndësishëm në polici, prokurori etj.

Shihet qartë se si këta të rinj bëjnë manovra të rrezikshme në det fare pranë kokave të pushuesve. Një devijim i këtij jet ski, që shihni në video, dhe do të kemi pa frikë viktimën e radhës.

Në çdo vend të botës, motorët e ujit lëvizin 2 km larg bregut dhe kur afrohen duhet të ecin me 4 milje në orë.

A duhet lënë Shqipëria dhe bregdeti ynë në duart e disa individëve të papërgjegjshëm që kanë një motor uji dhe mund të bëjnë çfarë të duan me të?!

Edhe sa shqiptarë dhe pushues duhen të vdesin teksa kanë shkuar për të bërë disa ditë pushime pranë detit?

Pse heshtin institucionet përballë kësaj situate alarmante? Ku janë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, Kryeprokurori? Pse trajtohen me kaq lehtësi tragjeditë që mund shmangen në këtë vend?

Dhe një apel i fundit për Kryeministrin: Nëse për tre viktimat në Zvernec kishe justifikimin e plazhit të egër…Ksamili dhe Dhërmiu nuk janë plazhe të egra z. Rama. Ato janë plazhet më të bukura dhe më të frekuentuara, ku nuk ka as Polici Kufitare që ruan detin dhe as vëzhgues në kulla që ruajnë bregdetin./Opinion.al

SHKARKO APP