VIDEO/ Vrasja e komisarit Artan Cuku, publikohen pamje të reja. Si hyn killeri në pallat

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të tjera nga vrasja e komisarit Artan Cuku 11 ditë më parë në pallatin ku banonte në “Rrugën e Kosovarëve” dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri ish drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal Artan Cuku.

Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish-drejtuesin Cuku.

Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299. BW

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=S6Pk5eZpzYs” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP