VIDEO/ Vrasja në Shkodër, ja çfarë thotë policia

Nje ngjarje e rendë ne Shkoder mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40, në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku shtetasi Burhan Berçama rreth 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre me targa AA006HA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy viktimat kanë qenë në mjet bashkë me fëmijën e tyre 1 vjeç që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë për vrasjen

Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të  vrarë me armë zjarri shtetasit,  B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?