VIDEO/ Zana Çela flet për audiencën austriake: Shqipëria, destinacion turistik elitar dhe i qëndrueshëm

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela ishte e ftuar në një nga episodet e podcastit të moderuar nga Astrid Steharnig-Staudinger, drejtoreshë ekzekutive e Bordit të Turizmit të Austrisë. Gjatë intervistës, Çela ndau vizionin e qeverisë shqiptare dhe angazhimin e AKT-së për promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik elitar dhe të qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Biseda u përqendrua në fuqinë transformuese të trashëgimisë kulturore, pasurive natyrore të Shqipërisë dhe rolin kyç të bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e një turizmi që jo vetëm tërheq vizitorë, por edhe edukon dhe pasuron përvojën turistike. ”Vitin e kaluar, Shqipëria mirëpriti 12 milionë vizitorë dhe regjistroi rreth 6.8 milionë netqëndrimi. Vetëm pesë ditë më parë, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Turizmit, Shqipëria u shpall lider në rritjen e turizmit, me një rritje prej 80% krahasuar me vitin 2019. Përmbi këto shifra, Shqipëria ka zgjeruar me sukses turizmin gjatë gjithë vitit dhe nëpër të gjithë vendin. Përveç destinacioneve të turizmit bregdetar dhe malor, kemi pasur 5,5 milionë vizitorë në zona të mbrojtura dhe 1,5 milionë vizitorë në site të trashëgimisë kulturore. Agroturizmi ynë gjithashtu po rritet, me rreth 270 mundësi të disponueshme dhe një qëllim për të arritur 1 mijë deri në vitin 2030′‘,-tha Çela.

Pyetjes se çfarë po bën Shqipëria lidhur me qëndrueshmërinë dhe turizmin elitar, Çela iu përgjigj se “qëndrueshmëria është në zemër të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Lumi Vjosa, lumi i fundit i egër i Europës, është shpallur park kombëtar, duke theksuar angazhimin tonë për ruajtjen e mrekullive natyrore. Me 13,6% të vendit të shpallur si zona të mbrojtura, Shqipëria ofron peizazhe të paprekura, nga pyje të dendura dhe laguna deri në ekosisteme detare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket burimeve njerëzore për sektorin e turizmit, Çela u shpreh se ”mendoj se kjo është një sfidë globale, pasi njerëzit janë gjithnjë në lëvizje dhe kërkojnë përvoja të reja pune. Qeveria jonë ka marrë shumë iniciativa për të tërhequr specialistë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”. Drejtoresha e AKT-së tha ndër të tjera se “Shqipëria i ofron çdo udhëtari bukuri natyrore mahnitëse, mikpritje të ngrohtë shembullore dhe siguri të plotë. Po ashtu, kuzhina jonë është shumë autentike, një përzierje shijesh mesdhetare, ballkanike dhe osmane, por me karakteristika të ndryshme rajonale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?