VIDEO/ Zbulohen emrat e studentëve të plagosur te “Presidenca”, 2 janë kushërinj

Zbardhen emrat e katër të rinjve të plagosur tek Presidenca.

Siç bëhet e ditur studentët e plagosur janë Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, kushërinj mes tyre dhe Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku.

Mësohet se të rinjtë janë studentë të Universitetit Politeknik dhe sherri ka ndodhur për një femër, ndërsa takimi i sotëm ishte lënë për t’u sqaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë njoftimi i Policisë së Tiranës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak

Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studentë).

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?