VIDEO/ Zjarr i madh në një punishte paletash në Lushnje, bllokohet përkohësisht rruga në drejtim të Rrogozhinës

Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”. Flakët kanë përfshirë një magazinë që merret me përpunimin e lëndës drusore. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, teksa flakët janë izoluar dhe po punohet gjithashtu për fikjen e tyre dhe për menaxhimin e trafikut. Mësohet se biznesi është një punishte paletash dhe kanë marrë flakë drutë. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës. Deputeti socialist Erion Braçe, në një postim në mediat e tij sociale, u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, të ndalojnë dhe të presin derisa zjarri të jetë shuar plotesisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?