VIDEO/ Zjarret në Tiranë, deputetja Çaushi: Të djegësh vendin tënd nuk është protestë është vandalizëm

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me shkatërrimin e pronës publike gjatë protestave studentore në Tiranë.

Teksa ka ndarë pamjet nga qendra e Tiranës ku ka një vatër të madhe zjarri, Çaushi thekson se protesta duhet të jetë një formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe e kërkimit të të drejtave, e jo një akt shkatërrimi ndaj asaj që u përket të gjithë qytetarëve.

“Të djegësh vendin tënd nuk është protestë, është vandalizëm. Student je kur ngre zërin për të drejtat e tua, jo kur shkatërron atë që i përket të gjithëve! Turp!”, shkruan deputetja socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?