Videoja e personave që qëllojnë me armë, 4 persona në kërkim

Policia e Dibrës ka sqaruar ngjarjen ku disa persona shfaqen në një video duke qëlluar në ajër me armë zjarri.

Nga ana e policisë iu referuan materialet Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit” si dhe u bë shpallja në kërkim e katër të rinjve, E.R., 32 vjeç, banues në Tiranë, D.H., 29 vjeç, R.S., 31 vjeç dhe E.V., 32 vjeç, të gjithë banues në Dibër.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 33-vjeçarit M.V., banues në Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpallja në kërkim e tyre është bërë pasi nga publikimi i një video nga “Joq”, të rinjtë shihen duke qëlluar me armë në një mal, akoma i paidentifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas deklarimeve të 33-vjeçarit M.V, kjo video është realizuar në një zone malore para shumë vitesh.

Efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e të shpallurve në kërkim, por nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Aktualisht vijon puna për përcaktimin e saktë të vendit dhe kohës se kur ka ndodhur ngjarja, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?