VIDEO/Ky është njeriu që i vuri flakën fuoristradës së këngëtarit Flor Mumajesi

News  ka arritur të sigurojë pamjet ekskluzive nga kamerat e sigurisë së momentit kur një person ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë edhe autori i zjarrvënies në makinën fuoristradë të këngëtarit Flor Mumajesi, hyn në parkingun e pallatit tek sheshi “Wilson” dhe del sërish që aty.

 Personi që duket në video i veshur me xhinse dhe xhup, mban në dorë një qese plastike ku mendohet të ketë fshehur benzinën. Ai hyn qetësisht në parking, aty ku ka zbrazur benzinën mbi makinën e këngëtarit, për arsye ende të panjohura dhe më pas i ka vënë flakën.

Pas këtij momenti, po ky persona shihet të dalë sërish nga parkingu, por kësaj herë s’ka gjë në dorë, ndërsa largohet me shpejtësi.

Nuk ka vonuar shumë dhe në parking kanë shpërthyer flakët, që dogjën jo vetëm makinën e këngëtarit, por edhe dy mjete të tjera. Flakët dhe tyri u përhapën me shpejtësi, aq sa u deshëm 5 zjarrfikëse në vendngjarje për t’i shuar e për të evakuuar banorët e pallatit mbrëmjen e djeshme.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=r4nFHhgKIlk” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP