VIDEOLAJM/920 refugjatë kapen në Kapshticë, banorët: Frikë nga sirianët, Rama të…
Pas valës së refugjatëve sirianë që po kalojnë nga Turqia në Greqi por që aty po dhunohen, Policia Kufitare ka rritur kontrollet në pikën kufitare të Kapshticës. Policia thotë se FRONTEX dhe efektivat kufitarë, vetëm në muajin shkurt kanë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, për të cilët janë ndjekur procedurat. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusë, kamionë dhe autovetura ndërsa masat e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë muajit mars për shkak të situatës së fluksit të emigrantëve të paligjshëm.
Në mediat tona është publikuar lajmi se qeveria do të pranojë 30 mijë sirianë. Pas zbulimit edhe të vendstrehimeve, lind pyetj sesa e gatshme është Shqipëria për të pritur refugjatët, kur përgjatë qeverisjes së Rilindjes, 330 mijë shqiptarë janë larguar dhe në 2019, afro 19 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil. Nga ana tjetër, opozita akuzon se Kryeministri Edi Rama do e përdorë këtë krizë për kapital politik dhe mbështetje nga BE.
Arshi Lengo është një nga 5 bazat e përcaktuara si qendra pritje. Kapacitetet akomoduese aty janë për rreth 5000 persona por godinat janë të rrënuara dhe kanë nevojë për rikonstrutim. Autoritetet vendore bëjnë me dije se kanë nisur kontaktet me qeverinë për këtë plan por ende nuk ka hapa konkretë. Nga ana tjetër, banorët e zonës janë të njohur me emigrantët, pasi shpesh herë i kanë parë dhe ndihmuar kur kanë kaluar aty transit në rrugën drejt BE. Lajmi se mijëra prej tyre mund të vendosen aty i ndan në qëndrim. Ata kanë edhe frikë dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos e marrë këtë vendim.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/218676669330932/