VIDEOLAJM/Gratë që vriten, të rehabilitohen burrat dhunues

Gratë që vriten nga burrat, Shqipëria e para në Europë

Vrasjet e fundit, ku viktimë mbetën dy gra, ka nxitur reagimin e 22 shoqatave të shoqërisë civile në Shkodër. Këto shoqata kanë kërkuar rregulla më të rrepta në rehabilitimin e burrave që dhunojnë gratë. Përmes një deklarate për mediat, shoqatat ngarkojnë me përgjegjësi strukturat shtetërore. Nga ana tjetër bëhet me dije se gjatë tre viteve të fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër janë depozituar 1500 kërkesë-padi për lëshim urdhër mbrojtje nga të cilat janë pasjisur me urdhër mbrojtje vetëm 500 prej tyre.

Ngjarja në Rrëshen, ku ish-bashkëshorti vrau ish-gruan dhe të vëllanë e saj dhe krimi në Durrës, ku përsëri një burrë vrau me levë gruan, kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje dramën e dhunës dhe krimit në familjen shqiptare. Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të vrasjeve të grave nga partnerët në Europë. Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zbuloi në 2019 se edhe pse numrin më të lartë të vrasjeve të grave e ka Lituania, vendi ynë kryeson Europën për vrasjet nga bashkëshortët. Specialistët thonë se shkaku kryesor mbetet mentaliteti. Gjithkush mund të bjerë pre e dhunës në familje por ajo çfarë duhet bërë është denoncimi në kohë. Ekspertët thotë se parandalimi i këtij fenomeni duhet parë te edukumi. Qendrat e këshillimit të grave janë në shërbim 24 orë për të ndihmuar ato që gjenden në situata të vështira. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve ndihma kërkohet kur dhuna ka arritur në nivele ekstreme.

Ana, vajza e Hajdije Tasunit që u vra nga bashkëshorti i saj, përmes një shkrimi në facebook, lë të kuptohet se nëna e saj ka kaluar një jetë të vështirë në 30 vite martesë, ndoshta e dhunuar nga bashkëshorti, kur tregon se ka trokitur në shumë dyer, doktorësh e policësh për hallin e mamasë por që askush sipas saj nuk u shqetësua.

 

SHKARKO APP