VIDEOLAJM/ Ja çfarë po ndodh tani tek shtëpia e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Kuvend mesditën e sotme kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, që më pas ta arrestojë ish-ministrin e Brendshëm.
Tahiri akuzohet për ‘Trafik droge’ dhe ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’.
Që nga momenti i dorëzimit të kërkesës, tek shtëpia e Saimir Tahirit që ndodhet në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë, kanë mbërritur të gjitha mediat, për të qenë gati në momentin kur ish-ministri të dalë me pranga në duar.
©Syri.net