VIDEOLAJM/Shullazi ”bllokon” Gjykatat, KLGJ e alarmuar i çon letër Kuvendit

NGËRÇI PËR SHULLAZIN, KLGJ LETËR KUVENDIT

Prej më shumë se një viti procesi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij ka ngecur në Gjykatën e Apelit, siç u shtyp edhe seanca e së enjtes. Për zgjidhjen e ngërçit, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një shkresë ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni por në dijeni është vënë edhe Kuvendi i Shqipërisë. Ligji parashikon se në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk mund të zhvillojë gjyq një gjyqtare që nuk është gjyqtar i posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për tu përgjuar. Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm.

Më herët pjesë e trupës gjykuese kanë qenë Etleva Temo dhe Artur Kalja por duke qenë se ata nuk i janë nënshtruar ligjit të posaçëm ata nuk mund të nisin procesin në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Rezulton se aktualisht Gjykatat e Apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh, me rreth 40% më pak se numri i përgjithshëm i përcaktuar për to. Kjo mungesë mund të shkaktojë ngërçe dhe probleme edhe në gjyqe të tjera. Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm.

Në letrën e KLGJ drejtuar ministres Gjonaj, thuhet se shqetësimi i tyre lidhet me administrimin e Gjykatave të Apelit, kjo sa i përket numrit të gjyqtarëve në këto Gjykata në funksion të menaxhimit efikas të ngarkesës gjyqësore dhe cilësisë së produktivitetit të tyre. Më tej thuhet se aktualisht gjykatat e apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh.Në fund të kësaj letre thuhet se KLGj kërkon me urgjencë ushtrimin e nismës për ndryshimet ligjore, sidomos për adresimin e problematikave sensitive në lidhje me juridiksionin rishikues të gjykatës kompetente ndaj vendimeve të KLGJ. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 vite.

Nga ana tjetër, OFL i ka dërguar letrën për vetëdeklarimin dhe justifikimin e pasurisë edhe Shullazit. Avokati i tij, Vladimir Meçe e ka cilësuar një show. “Në dijeninë time, pasuria e klientit tim e ka kaluar sitën e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme, produkt i ndonjë vepre penale apo të pajustifikuar nga burime të ligjshme. Pavarësisht zhurmës mediatike që po e shoqëron procesin kundër tij, pothuajse prej 4 vjetësh, proces ky i montuar, ku janë shkelur të gjitha parimet mbi të cilat ngrihet një proces i rregullt penal, klienti im nuk zotëron pasuri të paligjshme, madje nuk zotëron pasuri veç banesës së tij dhe një sipërfaqe në një objekt, që është legjenduar si e marrë me dhunë, por që gjithsesi është objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar.OFL- ja përpara se të kërkonte prej tij deklarimin e pasurisë, do ishte mirë të kishte kryer qoftë dhe një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojshme opinionin publik. Sipas meje, ky është një ndikim i hapur dhe i paligjshëm në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Megjithatë, klienti im nuk ka asgjë për të fshehur dhe do t’i përgjigjet OFL-së në kohë dhe në mënyrë të plotë”.

 

SHKARKO APP