VIDEOLAJM/Tirana kryeqendër e sigurisë, NATO “thyen” traditën
Tirana do të jetë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë, më datë 17 dhe 18 qershor. Për herë të parë në 10 vite, NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes, pasi takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë por këtë herë i është besuar një vendi të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres Xhaçka që Ministeriali i Mbrojtjes, në qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë. Ministrja e quan një mesazh të fortë nga NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për rolin e fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon.
“Vendimi i Aleancës për t’u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO-s për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt. Sipas ministres Xhaçka, ky vendim është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin e Shqipërisë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë. “Takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është një herësh edhe përgjegjësi për t’u përfaqësuar siç duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tonë në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”.
Gjatë Ministerialit në Bruksel, Xhaçka u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapaguesit amerikanë janë mbështetësit kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare. Mbi këtë vendim të rëndësishëm, ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila thekson se SHBA është krenare ti qëndrojë Shqipërisë në krah.
Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut, Xhaçka falënderoi vendet aleate që u gjendën pranë popullit shqiptar që në orët e para të 26 nëntorit e të gjithë ata që po vazhdojnë të na asistojnë në fazën më të rëndësishme atë të rindërtimit. Gjatë Ministerialit në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapaguesit amerikanë janë mbështetësit kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare.