Videomesazhi për rininë shqiptare nga Papa, Imzot Arjan Dodaj: Ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj ka folur për mesazhin që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dha dje për të rinjtë shqiptarë. Dodaj thotë se Papa Françesku ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. ”Papa Françeskut i ka ngelur si gjurmë Shqipëria dhe bujaria e mikëpritja shqiptare, përjeton një lidhje të përzemërt me ne, siç edhe në fakt fillon dhe mesazhi”.

Ai shtoi se ja kërkoi personalisht Papës të jepte mesazhin për të rinjtë shqiptarë dhe ky i fundit sipas tij nuk hezitoi aspak. “Papa Francesku ai e dallon menjëherë diçka që ja vlen të marrë përparësi. Dje paradite gjatë përshëndetjes, u ndodha pothuajse vetëm me të dhe i thashë të lutem do japësh një mesazh për të rinjtë shqiptarë, mesazh inkurajimi sepse s’duhet t’u vjedhim ëndrrën. Është aty spontan, me një gatishmëri të menjëhershme, ndodhi si mes dy miqve, dy vëllezërve, një familjeje”.

Arqipeshkvi u ndal dhe te kontributi i rëndësishëm që Ambasadorja e vendit tonë në Vatikan Majlinda Frangaj ka dhënë për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve. Ai thotë se Frangaj ka realizuar një takim shumë të bukur para 4 vitesh dhe me kalimin e kohës shteti shqiptar do jetë akoma më pranë Selisë së Shenjtë.

“Me të vërtetë shumë mirë që nënvizuat dhe figurën e Skënderbeut që ishte sebepi i bukur që zonja Ambasadore, atëherë e ngarkuar me punë, krijoi në një lidhje dhe takim shumë të bukur në të cilin kam qenë dhe unë pjesëmarrës me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij. Ndër shekuj kemi pasur lidhje gjithmonë e më të thella me Selinë e Shenjtë dhe këto vite figura e Ambasadës ishte nga një figurë simbolike të ngarkuarës me punë nga shteti shqiptar, që ishte zonja Majlinda.

E tani falenderojmë Zotin që edhe shteti shqiptar me të vërtetë e ka zyrtarizuar këtë lidhje me Selinë e Shenjtë nëpërmjes zonjës Majlinda. Papa i ka pritur letrat e saj po pikërisht të Shtunën e kaluar dhe është bërë në mënyrën më zyrtare. Zonja Majlinda ka bërë shumë punë, por pret akoma më shumë punë që të jemi gjithëpërfshirës. Të dëgjohen ëndrrat dhe shpresat që Kisha Katolike dëshiron të mbjellë për ëndrrën e të rinjve”.

SHKARKO APP