VIDEO/Një ditë e veçantë për të moshuarit në Shkodër

Dje, në ditën e të moshuarve Ministri Blendi Klosi ishte në Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Nxenesit e Arsimit dhe Formimit Profesional të këtij qyteti, u vunë sot në shërbim të të moshuarve, duke iu gatuar dhe kryer shërbime estetike.

Të moshuarve iu dhuruan lojëra shahu e domino, veshje të qepura posacërisht për të moshuarit nga nxënësit e arsimit profesional. Ministri Klosi duke kujtuar detyrimin e shtetit dhe shoqërisë për tua  bërë më të lehtë pleqërinë, deklaroi se qeveria do të rrisë pensionet, përmes riindeksimit të tyre.

Ministri Klosi në mënyrë simbolike vuri tullën e parë të rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prej 250 milonë lekësh.  Investime po nisin paralelisht edhe në Shtëpitë e të Moshuarve në Polican dhe Palasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Të moshuarit, janë cdo ditë nën vëmendjen dhe përkujdësin e ministrisë dhe qeverisë” – deklaroi ministri Klosi, duke ju uruar nga Shkodra të moshuarit në ditën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=248r7Yflys0&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?