VIDEO/Shqipëria nën pushtetin e borës dhe ngricave
Veriu i vendit vijon të mbetet i bllokuar nga ngricat dhe temperaturat e ulëta. Në Dibër, termometri ka shënuar -15 gradë Celsius dhe akulli ka mbuluar Burrelin, Peshkopinë dhe Bulqizën.
Në qarkun e Shkodrës, akset Bogë-Qafë Thore, Theth-Bregu i Lumit-Mali i Shoshit-Prekal janë të bllokuara nga bora. Gjithashtu, të bllokuara janë dhe akset Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=6wh-l0EUbi0&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Si pasojë e motit te keq, ngricave dhe borës vijon të jetë i bllokuar dhe aksi Fushë Arrëz -Iballë dhe në Malësi të Madhe akset Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë.
Në qarkun e Lezhës trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 100 cm dhe të bllokuara nga dëbora janë njësitë administrative të Fanit, Selitës, Oroshit dhe njësia administrative Kaçinar në Mirditë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=GA1jNWUuPH8″ width=”560″ height=”315″]
Në qarkun e Elbasanit, akset Elbasan-Gjinar-Zavalinë, Elbasan-Funar, Gramsh-Kukur, Gramsh-Poroçan dhe Gramsh-Lenijë janë të kalueshme me zinxhirë. Tre fshatra të njësisë Lenijë janë të bllokuara nga bora.
Në Prrenjas ka prani të madhe akulli dhe mbeten të bllokuara Rrajca e Sopoti. Ndërkohë që fshati Skënderbe, përveçse është i bllokuar nga dëbora, ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm.
Në Librazhd, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Të bllokuara janë vetëm komunat Steblevë dhe Qarrishtë.
Në qarkun e Korçës, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Vetëm pikat turistike të Dardhës e Voskopojës kalohen me zinxhirë si dhe aksi Korçë-Ersekë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=PF54WlSCItg” width=”560″ height=”315″]
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xBLJT8fzeW0″ width=”560″ height=”315″]